SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për zyratarë të lartë dhe biznesmenë për dosjen e inceneratorëve.
Deri tani mësohet se janë arrestuar ish-administratori i inceneratorit të Fierit dhe aktualisht drejtor i Albpetrolit, Florian Muçaj, i cili më parë ka qenë anëtar i Komisionit të Prokurimit për incineratorin e Fierit.
Gjithashtu është arrestuar dhe Loran Dusha, administrator i Incineratorit “Integrated Technology Waste Treatment Fier”. Personat e tjerë të arrestuar janë anëtarë të komisionit të prokurimit.
Në këtë fazë janë ekzekutuar nga policia 7 urdhër arreste, 5 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 8 hetohen në gjendje të lirë.
Deri tani i arrestuar ishte ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërsa në kërkim janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja. Por lista po zgjerohet.