-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

12 personazhe të famshëm që besojnë në bestytni “të çuditshme”

Kryesoret

Sipas një studimi, bestytnitë që tërheqin fatin mund të përmirësojnë performancën e dikujt, sepse ato nxisin vetëbesimin.

Megjithëse shumica e bestytnive janë të zakonshme, disa mund të jenë vërtet të çuditshme dhe madje edhe tronditëse ndonjëherë.

Duke zbuluar ritualet që janë më afër zemrës së tyre, personazhe të famshëm kanë zbuluar një anë të fshehur të personalitetit të tyre duke na vërtetuar kështu se të gjithë kemi frikëra dhe pasiguri, pavarësisht sa të pasur apo të famshëm bëhemi.

1. Xhemi Shehu

Një nga këto personazhe është moderatorja e njohur, Xhemi Shehu, e cila ka treguar ka disa objekte të caktuara që i mban me vete nëse dëshiron që dita t’i shkojë sa më mbarë. Për shembull Xhemi parkon gjithnjë në të njëjtën anë të parkimit kur shkon në punë. Madje është shprehur se edhe kur parkimi është i zënë, ajo e gjen një cep dhe madje pret deri sa të lirohet vendi. “Nëse vesh diçka për herë të parë dhe më shkon dita mbrapsht, unë ja vë fajin bluzës apo diçkaje të re që kam marrë me vete dhe nuk e përdor më kurrë”, ka thënë Xhemi.

2. Anxhela Peristeri

Anxhela Peristeri ka treguar gjithashtu se mban gjethe dafine si një ogur i mirë për të ardhurat dhe zhivë të mbështjellë me letër në mënyrë që gjërat t’i ecin mbarë.

3. Aurel Thëllimi

Këngëtari Aurel Thellimi gjithashtu ndjek praktikën e Anxhela Peristerit me gjethen e dafinës në kuletë, sa herë niset për koncerte. Madje, ka pasur edhe raste kur është kontrolluar në aeroport për shkak të dafinës së gjetur në kuletën e tij.

As personazhet e huaja nuk shpëtojnë nga këto besime. Ata gjithashtu ndjekin praktika të caktuara, të cilave u atribuojnë meritën për një ditë të shkuar mirë ose keq.

4. Cameron Diaz

Aktorja 49-vjeçare mban një “varëse për fat”, është një varëse elegante në formën e patkoit, tek e cila beson se ka një fuqi  mistike kundër plakjes. Megjithatë, aktorja këmbëngul se nuk është  tip supersticioz, duke shpjeguar se “Kam fluturuar një të premte kur data ishte 13, në një stuhi me një mace të zezë në prehër, kështu që nuk jam aq supersticioze”.

5. Heidi Klum

Supermodelja gjermane tregoi se mbante gjithmonë një çantë me dhëmbët e qumështit me vete. Ajo shtoi se nëna e saj i kishte mbajtur të gjithë dhëmbët që kishte humbur si fëmijë në një qese. Dhe Heidi e mbante atë me vete si një hajmali fati kur ishte e re dhe duhej të udhëtonte vetë nëpër botë si modele.

6. Jennifer Aniston

Ylli i Hollivudit zbuloi një herë se sa herë që i duhet të hipë në aeroplan, ajo gjithmonë  hedh këmbën e saj të djathtë të parën dhe prek pjesën e jashtme të avionit. Ajo shtoi se e bën këtë ritual sepse beson se i sjell fat.

7. Paris Hilton

Duket se multimilionerja ka një vlerësim të veçantë për numrin 11. Ajo ka treguar se orari i preferuar i ditës kur lë edhe më shumë takime të rëndësishme është 11:11. Madje ka treguar se kishte zgejdhur të martohej më 11 nëntor. Për më tepër, këtë mund ta dëshmojë në llogarinë e saj në Tëitter, ku shumë shpesh zgjedh të festojë orën dhe ta përmendë në postime.

8. Kit Harington

Aktori i “Game of Thrones” dikur pranoi se ai zotëron “disa aksesorë fati”, përfshirë stilolapsin e tij të fatit. Ai vazhdoi duke thënë: “Është një aksesor e kam pasur që kur isha fëmijë dhe e mbaj kudo. Dhe nuk e kam humbur ende, kam humbur çdo gjë tjetër.” Ai shtoi gjithashtu se sa herë që i duhet të hipë në aeroplan, ai e prek pjesën e jashtme 3 herë para se të hyjë.

9. Kim Kardashian

Influencuesja e famshme pranoi se është “një person supersticioz” duke thënë se ajo i bën të gjitha llojet e ritualeve. Ajo zbuloi gjithashtu se e gjithë familja e saj funksionon në të njëjtën mënyrë, duke thënë: “Sa herë që dëgjojmë një ambulancë… ne gjithmonë prekim flokët.” Një tjetër ritual për të cilin ajo u shpreh është se shkel gjithmonë me këmbën e djathtë kur hipën në avion.

10. Taylor Swift

Edhe pse shumë njerëz mund ta konsiderojnë numrin 13 si fat të keq, për këngëtaren amerikane 13 është numri i saj i preferuar. Ajo pranoi se e vizaton në dorë sa herë që del në skenë sepse beson se ”13” i sjell fat. Taylor shpjegoi më tej lidhjen e saj me “13” duke thënë, “Kam mbushur 13 vjeç të premten më datën 13. Albumi im i parë u bë i artë në 13 javë. Kënga ime e parë numër 1 kishte një hyrje prej 13 sekondash. Sa herë që kam fituar një çmim, jam ulur ose në vendin e 13-të, në rreshtin e 13-të’.’

11. Kris Martin

Solisti i Coldplay dikur pranoi se kishte një “ritual specifik para koncertit” i përbërë nga rreth 18 gjëra të vogla që ai duhet të bëjë gjithmonë përpara se të dalë në skenë. Ai zbuloi se njëra prej tyre është të lajë dhëmbët duke thënë se ai “nuk do të ndihej i zgjuar” nëse do ta anashkalonte këtë ritual.

12. Megan Fox

Aktorja amerikane pranoi se nuk është adhuruese e fluturimit sepse kjo e frikëson. Për fat të mirë, Megan ka gjetur një mënyrë të thjeshtë për të kontrolluar frikën e saj, duke thënë se sa herë që avioni përjeton turbulenca, ajo dëgjon këngët e Britney Spears. Ajo ka shpjeguar se këto këngë e bëjnë gjithmonë të ndihet më mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit