Koreja e Veriut ka falsifikuar lëshimin e asaj që analistët e quajtën “raketë përbindësh” javën e kaluar.
“Inteligjenca e SHBA-ve dhe Koresë së Jugut ka përcaktuar se ajo që u qëllua më 24 mars ishte një Hwasong-15”, tha zyrtari i Ministrisë së Mbrojtjes për “AFP-në”.Kështu tha ushtria e Seulit të mërkurën, ndërsa shpjegoi se me gjasë testi ishte e njëjta raketë balistike ndërkontinentale që Pheniani lëshoi në 2017-ën.
Të dy ICBM-të janë potencialisht të afta të godasin territorin e Shteteve të Bashkuara.
Seuli dhe Tokio kishin konfirmuar veçmas në atë kohë se raketa e 24 marsit kishte fluturuar më lart dhe më gjatë se çdo test i mëparshëm – por analistët më vonë vunë në dukje mospërputhjet në llogarinë e Koresë së Veriut.
Njoftimi i rremë ka të ngjarë të ishte një përpjekje e Phenianit për të kompensuar një lëshim të dështuar më 16 mars, kur një raketë, për të cilën analistët thanë se ishte në të vërtetë Hwasong-17, shpërtheu menjëherë pas lëshimit.
Sipas websitet-it të specializuar me bazë në Seul, “NK News”, mbeturinat nga testi i dështuar ranë në ose afër Phenian-it, ndërsa një shtëllungë tymi me ngjyrë të kuqe u ngjit në qiell.