Policia e Kosovës ka raportuar për aksidentet të cilat ndodhën brenda 24 orëve. Si pasojë e këtyre aksidenteve mbetën të lënduar 20 persona.
Në të njëjtën kohë, Policia ka informuar se gjatë kësaj kohe nuk ka patur ndonjë aksident trafiku me fatalitet. Në raport po ashtu bëhet e ditur se Policia e Kosovës ka dhënë 1 mijë e 936 gjoba.
Aksidente me dëme materiale janë raportuar gjithësej 43.