I riu shqiptar, Anduel Dorti iu drejtua Anglisë për të siguruar të ardhura nga ndërtimi, por ai ka përfunduar duke u kujdesur për në “shtëpi bari”.
Puna që ai zgjodhi të bënte i ka rrezikuar jetën dhe është plagosur nga banad rivale që tentoi ti vidhte bimët narkotike.
Ai kujdesej për 340 bimë kanabisi, me një vlerë prej 250 mijë eurosh. Gjykatësi që është marrë me këtë çështje ka sqaruar se:
“Po pyesni se përse ka marrë plagë në këmbë? E thjeshtë. Një grup rival ka shkuar në shtëpinë ku Dorti kujdesej për bimët narkotike dhe kanë tentuar t’ia marrin. Por në këtë moment, ai është përplasur fizikisht me anëtarët e bandës. Njëri prej rivalëve më pas, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në këmbë shqiptarin”.
Dorti është mjekuar fillimisht në Spitalin e Sheffield, duke mos treguar asnjë detaj për policinë. Ai më vonë u deklarua fajtor dhe ndaj tij nuk rezultonte asnjë precedent i mëparshëm.
“Ai kujdesej për bimët, jetonte në atë ambient, por nuk kishte lidhje me shpërndarjen e drogës. Ai erdhi në këtë Britani për të punuar në ndërtim, të fitonte para dhe t’i dërgonte në Shqipëri”, tha më tej gjyqtarja.