Një tjetër vatër infeksioni nga gripi i pulave është konfirmuar në Babicë të Vlorës.
Bëhet fjalë për 160 pula që kanë ngordhur brenda oborrit të një shtëpie. Groposja është bërë nga vetë banorët e zonës, duke rrezikuar përhapjen e infeksionit.
Disa ditë më parë po në Vlorë, në fshatin Aliban u groposën 25 pula të infektuara.