-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji denoncon Kuvendin: Po fsheh “provat” për Bllakon

Kryesoret

Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli i Rregullores dhe Mandateve. Pak orë përpara mbledhjes, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka denoncuar Kuvendin, se nuk iu ka vënë ende në dispozicion anëtarëve kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Alqi Bllakos. Ai shprehet se Kuvendi vijon të mbajë të fshehta dokumentet zyrtare të SPAK.

“Dje, rreth orës 18:35, në postën elektronike të anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka mbërritur një email nga sekretaria e Kuvendit, ku njoftohen për mbledhjen e ditës së nesërme në orën 18:00 për shqyrtimin e kërkesës së SPAK. Në email thuhet se dokumentacioni shoqërues i kërkesës është gati dhe mund të tërhiqet pranë sekretarisë ditën e nesërme.

Por, e vërteta është se as ditën e nesërme në mëngjes dhe deri më tani, kur na ndajnë më pak se katër orë nga fillimi i mbledhjes së Këshillit, materialet nuk na janë vënë në dispozicion. Kjo në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit, e cila në nenin 118, pika 1 parashikon se kryetarja e Kuvendit ia dërgon kërkesën dhe dokumentacionin përkatës menjëherë anëtarëve të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Askush nuk e di se cila është arsyeja apo arsyet që Kuvendi i Shqipërisë iu mban të fshehur anëtarëve të Këshillit, dokumentacionin e dërguar me SPAK. Por, ajo që ne dimë me siguri është se sot pushteti dhe veglat e tij janë në hall, dhe mbi të gjitha se ajo që po bëjnë është një tjetër shkelje flagrante e ligjit.

Halli i qeverisë nuk janë zyrtarucët që i ka përdorur dhe më pas i ka lëshuar, halli i tyre është koka e grupit” shkruan ai. Këshilli do të mblidhet, por deputeti njoftoi mbrëmjen e djeshme dorëheqjen, ndërsa ende nuk e ka depozituar, që do i hapte rrugë arrestimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit