-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shifra marramendëse! Ja sa kanë kushtuar bizhutë e Beyonce-s në mbrëmjen e Oscar

Kryesoret

Beyonce dha një performancë të fuqishme të “Be Alive” nga kandidati për “Filmin më të mirë”, “King Richard”, të cilin ajo e shkroi bashkë me Dixson.

Vetë diva e muzikës pop ishte e veshur me një fustan jeshil neon të tejdukshëm dhe taka në ngjyrë të ngjashme. Ajo kishte vendosur si aksesorë një palë vathë diamanti me shkëlqim ndërsa kërcimtarët e saj kishin veshje të përshtatura sipas këngëtares.

Por ajo që disave u ka shpëtuar është vlera e bizhuterive që artistja mbante. Beyonce nuk është nga ata emra që të habit për shifrat e çmendura të veshjeve, apo bizhuterive, por këtë herë në total ajo mbante veshur aksesorë diamanti me vlerë 9 milionë dollarë.

Bizhuteritë sipas ‘Page Six’ mbajnë vulën e Lorraine Schwartz, që është emri i preferuar i yllit televiziv Kim Kardashian për aksesorët.

Beyonce kishte vendosur 3 unaza, përkatësisht 50, 20 dhe 35 karat, vathë 150 karat dhe çantë 150 karat.

Këto ishin vetëm bizhuteritë e darkës VIP pas mbrëmjes ‘Oscar’ që organizohet nga vetë Jay Z dhe Beyonce, ku të pranishëm ishin: Khloe, Kim Kardashian, Rihanna, etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit