Sot qeveria vendosi që të zgjasë edhe me 5 vite të tjera moratoriumin për gjuetinë. Lajmin e njoftoi ministrja Mirela Kumbaro pas mbledhjes së këshillit të ministrave.
“Sot miratuam një projektligj të ri, por vazhdim të dy ligjeve të tjera, shpallja e moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet në vazhdim. Ka pasur dy ligje më parë një në 2014 dhe një 2016 deri në vitin e kaluar.
Duke konstatuar të gjitha efektet pozitive të këtyre dy masave në lidhje me faunën e egër dhe sidomos shpendët e egër është konstatuar veçse një rritje e llojit dhe faunës dhe një qetësim i habitatit të këtyre dhe ndërgjegjësim më i madh i popullatës.
Kjo kufizon edhe lejen për pajisje armësh gjahu” tha Kumbaro. Vendimi pritet që të sjellë reagimin e shoqatës së gjuetarëve.