-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrihet armëpushimi në qytetin më të shkatërruar të Ukrainës

Kryesoret

Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e 36-të, ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar një armëpushim në qytetin port të rrethuar të Mariupolit, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.

“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë.

Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia, përmes qytetit portual të kontrolluar nga Rusia, Berdiansk, do të hapet në orën 10:00 me orën lokale.

“Forcat e Armatosura Ruse janë të gatshme të shpallin një armëpushim të përkohshëm duke filluar nga ora 10 e mëngjesit më 31 mars 2022, vetëm për qëllime humanitare”, tha Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Mbrojtjes.

Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar. Rusia është akuzuar se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.

Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet të Mariupolit, ku zona të banuara ishin kthyer në gërmadha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit