Lindita Halimi ka qenë e ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel ku ka treguar se është ngacmuar seksualisht nga producentë.
“Unë shkoja me burrin po ai s’prezantohej si burri im dhe shumë producentë më kanë parë si obijekt seksi dhe jo si artiste. Unë mërzitesha shumë kur ata më ftonin për fundjava. “- ka thënë ajo.
Lindita ka treguar se ajo është shkëputur disi nga muzika dhe është me vetmenaxhim, ndonse është mërzitur nga situatat e krijuara nëpër studio.
Gjithashtu ka treguar se në këto tre vite i është përkushtuar vajzës të saj, sepse ajo ka qenë më e rëndësishme.