Policia ka arrestuar 15 persona dhe 9 të tjerë janë vënë nën hetim, pas protestës së djeshme të organizuar nga Partia Demokratike, kundër qeverisjes së Ramës.
Ndër të tjera policia ka nisur edhe një procedim penal ndaj deputetit demokrat Klevis Balliu.
Nga përplasjet me protestuesit, gjashtë efektivë policie mbetën të lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor në spital.
Mes personave të shoqëruar nga policia ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë në gjendje të lirë.









