Deputeti demokrat Agron Shehaj ka sqaruar lajmet që kanë dale se ai ka votuar për emrat e propozuar nga Partia Socialiste për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook, Shehaj shkruan se ai nuk votoi për asnjë kandidat, pasi fletët e votimit i hodhi bosh në kuti.
Postimi i Shehajt:
Nisur nga lajmi i rremë mbi votimin në Kuvend për anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, sqaroj se nuk kam votuar për asnjë kandidat. Refuzova të votoj çdo emër duke i hedhur fletët e votimit bosh në kuti.