-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama në Kuvend: Fermerëve do u japim naftë falas

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot nga foltorja e Kuvendit se fermerët janë në fokus të qeverisë e cila sipas tij ka dhënë mbështetje maksimale përmes skemave për karburant falas. “Paketa e Rezistencës shton mbështetjen për fermerët” tha më tej ai.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se Ministria e Ekonomisë po zhvillon një studim për familjet e pasura.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë sqaroi se ky studim po bëhet për të parë mundësinë që të bëhet një ndarje e përkohshme e familjeve që mund të paguajnë më shumë për faturën e energjisë elektrike. Për taksat tha se nuk do të hiqen nga nafta.

“Deri kur të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa të naftës nuk lëvizin, as me fakte të fabrikuara për luftë politike, as me shpifje dhe as me protesta. Për ne ka rëndësi të mos lëvizë çmimi i energjisë” tha Rama.  

Nga salla nuk munguan ndërhyrjet e deputetëve të PD-së, të cilëve Rama iu përgjigj me ironi. “Dhe një zë më vjen nga lumi, më buçet më zgjon nga gjumi. Shpresa nuk ngrihet mbi iluzione, përballja nuk mund të ketë kurrë sukses me iluzione.

Me iluzione bëhet Vehbiu guvernator i financave të Shqipërisë, por që të fitohet lufta duhet të dihet e vërteta, cfarë po ndodh dhe si mund t’ja dalim. Nuk mund të hyj me thellë, se më vjen tundimi duke iu parë ju përballë” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit