Moti i keq ka rrëzuar pemët në Pyllin e Sodës në Vlorë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të hequr pemët nga rruga.
Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët për stuhi të forta në ditët në vijim.
“Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në Facebook”.