Është vendosur nga ana e qeverisë që e shtuna 2 prill të jetë ditë pune. Ajo do të zëvendësojë datën 21 mars që u bë pushim.
VENDIMI
CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 21.3.2022, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Caktimin e ditës së hënë, datë 21.3.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
- Dita e punës, datë 21.3.2022, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
- Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.