-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reja analizon kuqezinjtë dhe kritikon Bajramin

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit duket se ka probleme me fantazinë në sulm dhe me realizimin e golave dhe kjo u pa qartë ndaj Gjeorgjisë. Por ndërsa i gjithë publiku kërkon zgjidhje për lojnë ofensive, trajneri i përfaqësueses shqiptare, Edi Reja, është i fokusuar te mbrojtja, e sidomos nga lojtarë që në teori duhet të mendojnë për fazën sulmuese.

Pasi ka kritikuar për shumë muaj me radhë Armando Brojën se nuk mbron sa duhet, tani Reja ka kthyer sytë te Nedim Bajrami, duke kërkuar të njëjtën gjë nga fantazisti. Trajneri e ka zbuluar vetë një gjë të tillë në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta Dello Sport” ku ka analizuara disa lojtarë të tij në radhët e kuqezinjve.

“Gjimshiti është një prej mbrojtësve më të mirë në Europë. Është i fortë në lojën në ajër, në leximin e situatave dhe zgjedhjen e kohës. Me Gasperinin është kthyer në një lojtar “top”.

Bajrami? Ka aftësi teknike jashtë të zakonshmes. Duhet të përmirësohet në fazën mbrojtëse, por është gati për një ekip të madh.

Një tjetër i ri perspektive interesant është Asllani, i cili po rritet nga ndeshja në ndeshje që kur u bë titullar te Empoli. Gjëja më e rëndësishme është që ka mendjen e duhur për t’u rritur përsëri”, theksoi Reja në intervistën e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit