-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA thirrje BE-së: Hapni dyert për Tiranën dhe Shkupin

Kryesoret

Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, konfirmoi edhe një herë faktin se Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara në mbështetjen e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Blinken përsëriti mbështetjen e fortë të SHBA-së për fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut.

Ai përshëndeti momentin e ri në dialogun me Bullgarinë dhe shfaqi shpresën se një zgjidhje për çështjet midis dy vendeve do të arrihet gjatë presidencës franceze të BE-së që përfundon në fund të muajit Qershor. Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, theksoi se mbështetja e Uashingtonit buron nga përkushtimi i plotë i Maqedonisë së Veriut ndaj vlerave të NATO-s, të cilën vendi e ka dëshmuar me mbështetjen e saj për Ukrainën, në një linjë plotësisht në përputhje me të gjithë aleatët.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut i ka theksuar sekretarit Blinken se nuk ka kohë për të humbur dhe se çdo vonesë e mëtejshme mund të ketë pasoja të rënda rajonale dhe të hapë dyert për rritjen e ndikimit të palëve të treta në rajon.

Gjatë bisedimeve, Kovaçevski dhe Blinken shprehën kënaqësinë për harmonizimin dhe koordinimin efektiv të NATO-s dhe BE-së në sanksionimin e Rusisë, si dhe në organizimin e mbështetjes efektive për Ukrainën, së cilës iu bashkua edhe Maqedonia e Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit