-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK i pret “biletën” Bllakos, sot në gjyq drejtorët e arrestuar për inceneratorët

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar sot në gjykatë kërkesën për arrestimin e Alqi Bllakos. Kërkesa erdhi pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit.

Ndërkohë që në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca gjyqësore këtë të enjte për caktimin e masave të sigurisë për nëntë zyrtarët për të cilët SPAK ka kërkuar arrestimin.

Mes tyre është edhe kërkesa për arrestimin e ish deputetit socialist Alqi Bllako.

Dy ditë më parë SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesë për autorizim për arrestimin e Bllakos duke qenë se ai kishte mandat deputeti.

Por ditën e djeshme Bllako hoqi dorë nga mandati për t’u përballur me drejtësinë.

Dosja për inceneratorin e Fierit

Arrest me burg

Alqi Bllako-ish-deputet

Lefter Koka, ministër i Mjedisit akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” (ndodhet në burg).

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e inceneratorëve. Aktualisht drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit.

Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier.

Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurimeve, sot drejtori i Albpetrol.

Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”

Arenc Myrtezani, ish-administratori i inceneratorit të Fierit. I akuzuar për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Arrest shtëpie

Sabina Cenameri, ish-anëtare e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit.

Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit për dhënien e koncesionit.

Masat për inceneratorin e Elbasanit

Arrest me burg

Bardhyl Çabiri, ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit.

Arrest shtëpie

Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim. 

Serafin Papa, ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim. 

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Fierit

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit Edmond Bllako lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit
14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit