Vihen në pranga 8 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.
Procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– K. H., 27 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij;
– A. B., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, pasi ka tentuar të vjedhë një aparat celular në pronësi të shtetasit P. H.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë ndalimin e shtetasit P. B., pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi” dhe ‘’Pengime për ekzekutimin te vendimeve të gjykatës’’.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. K., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.
—–
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– F. Zh., 27 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”;
– O. H., 33 vjeç, banues në Kavajë, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Gjithashtu proceduan penalisht shtetasin e mitur E. K., 17 vjeç, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin materialet metalike në një objekt, duke dëmtuar me mjete të forta murin rrethues të objektit. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi F. Zh. ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
—–
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– I. Sh., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin e tij;
– A. K., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.
—–
Specialiatët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin E. H., 24 vjeç, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi ka kanosur dhe goditur me grusht shtetasin L. L.
—–
Më datë 30.03.2022, shtetasja F. M. ka kallëzuar se më datë 03.03.2022, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. M., 66 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.