Robin dhe Marigona Krasniqi do të bëhen prindër për herë të parë. Ky lajm i bukur vjen vetëm pak kohë pasi çifti kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.
Ka qenë Marigona ajo e cila në ditëlindjen e 35-të të boksierit ka zbuluar se do të bëhen prindër për herë të parë.
Ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku dy prej tyre janë ekot e bebes, ndërsa në njërën shihet Robin duke e puthur atë në ballë.
“Jam shumë mirënjohëse për të gjitha momentet e mrekullueshme që kemi ndarë së bashku. Uroj që të vazhdosh të ndash gjithmonë me mua momente kaq të bukura.
Ti je shpërblimi i përsosur për mua, për dashurinë time të vërtetë. Gëzuar ditëlindjen burrit më të mirë dhe dashuria ime që do bëhet baba”, ka shkruar ajo krahas postimit.
Gjithashtu edhe Robin nuk mund të qëndronte pa shprehur emicionet e tij.
“Falenderimi i takon Zotit që në ditëlindjen e 35-të më dha dhuratat më të mira në jetë! Qëllimin dhe ëndrrën më të bukur në jetë, Zoti po na e realizon dhe po na jep mundësinë të kemi familjen tonë!!”, ka shkruar ai krahas fotos.