Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka ndarë lajmin e Yuri Kim për zgjatjen e afateve të vizave amerikane deri në 10 vjet.
Ai theksoi se në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit.
LAJM I BUKUR në 100-vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë rritet me 10 vjet e vlefshmëria e vizës amerikane të qytetarëve shqiptarë, si shprehje kuptimplotë e rritjes së shumëfishtë të bashkëpunimit pas firmosjes së Deklaratës së Partneritetit Strategjik gjatë mandatit tonë të parë qeverisës, si edhe rritjes së vazhdueshme të besimit e respektit ndërkombëtar tek Shqipëria, falë reformave shtetndërtuese e rezultateve domethënëse në një rrugë ndryshimi që vazhdon
***Aplikantja e parë që mori sot vizën e parë amerikane me vlefshmëri 10 vjet