-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazprom: Eksportet e gazit në Evropë përmes Ukrainës vazhdojnë

Kryesoret

Gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom deklaroi të premten se po vazhdonte furnizimin me gaz natyror në Evropë përmes Ukrainës. Kjo, në përputhje me kërkesat e konsumatorëve evropianë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kompania tha se kërkesat ishin 108.4 milionë metra kub (mcm) për 1 prillin, nga 109.5 mcm që ishte një ditë më parë.

Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi më herët nga blerësit e huaj që të paguajnë për gazin rus në rubla nga e premtja.

Dekreti i Putinit të enjten e lë Evropën përballë perspektivës për të humbur më shumë se një të tretën e furnizimit të saj me gaz.

Gjermania, më së shumti e varur nga Rusia, ka aktivizuar tashmë një plan emergjence që mund të çojë në racionimin e ekonomisë më të madhe të Evropës.

Putin tha se blerësit e gazit rus “duhet të hapin llogari në rubla në bankat ruse. Nga këto llogari do të bëhen pagesat për gazin e dorëzuar duke filluar nga nesër”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit