-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Qeveria të ndryshojë buxhetin sipas situatës aktuale

Kryesoret

Temë e diskutimit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me deputetët, kryetarët e komunave dhe me udhëheqjen e partisë, ishin dinamikat buxhetore në nivel qendror dhe komunal.

Haradinaj ka theksuar se AAK-ja po i sheh me shqetësim dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë aktuale, veçanërisht në dështimin e tyre që vendit t’i ofrojnë investime kapitale apo pako zhvillimore, që ka shkaktuar situatë të rëndë ekonomike e sociale.

“Me vetëm 7% rritje reale ekonomike, kryesisht falë remitencave, me deficitin tregtar mbi 3 miliardë euro, rritjen enorme të çmimeve, kjo qeveri nuk sjellë asnjë shpresë për ekonominë e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve”.

“Në anën tjetër, komunat që udhëhiqen nga AAK, gjatë 100 ditëshit të parë të udhëheqjes, kanë treguar dinamizëm të lartë në qeverisje dhe janë shembull i mirë i qeverisjes në nivel vendi”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës sa më parë duhet ta ndryshojë dhe ta përshtat me kushtet e reja makroekonomike, kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe të fillojë rishikimin e buxhetit, duke ridestinuar mjetet që nuk do të mund të realizohen, përfshirë dhe për Ligjin e Pagave, e jo të keqpërdoret buxheti për qëllime populiste e elektorale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit