-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Klip i ri apo pjesë e “House of drogon”, si është e vërteta për Alban Ramosajn

Kryesoret

Këngëtari i  njohur Alban Ramosaj ka njoftuar se do të jetë pjesë e kastit “Games of Thrones” dhe që mban titullin “House of the Dragon”.

Mirëpo, fansat nuk janë të bindur. Arsyeja? Sot është 1 Prilli. Ata besojnë se këngëtari ka zgjedhur këtë mënyrë për t’i gënjyer.

“I emocionuar të njoftoj se jam marrë zyrtarisht për të luajtur në serialin e ardhshëm #GameOfThrones, #HouseOfTheDragon #FIREWILLREIGN #BehindTheScenes”, shkruan Ramosaj krah një fotoje ku shihet i lidhur me zinxhir dhe pranë një zjarri.

“Jo që nuk e meriton, por të na e thoshe në ndonjë ditë tjetër edhe do e besonim”, “Do të ishte e fortë por që është 1 Prilli, nuk është e vërtetë”, “Sot nuk të beson njeri”, janë disa nga komentet e fansave në postimin e Albanit.

Ndonëse lajmi që ka dhënë këngëtari nuk duhet i besueshëm, ka mundësi që fotoja të jetë shkëputur nga klipi më i ri. Fansat presin konfirmimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit