Sot është hedhur në Doha të Katarit shorti për Kupën e Botës, që do të zhvillohet nga 21 nëntori deri në 18 dhjetor. 32 skuadrat pjesëmarrëse u ndanë në 8 grupe me nga 4 skuadra në garë për të fituar Kupën e Botës Katar 2022. Përballja që spikat më shumë është Gjermani-Spanjë. Brazili ndodhet në të njëjtin grup me Serbinë dhe Zvicrën.
Belgjika “peshkoi” Kroacinë, Argjentina, Meksikën dhe Poloninë. Përballja politike mes SHBA-së dhe Iranit do të zhvendoset në fushën e blertë në Katar, ndërsa të zotët e shtëpisë do të ndeshen me Senegalin, Holandën dhe Ekuadorin.
GRUPI A: Katari, Holanda, Senegal, Ekuador
GRUPI B: Anglia, SHBA, Iran, (Ukrainë/Skoci/Uells)
GRUPI C: Argjentina, Meksikë, Polonia, Arabia Saudite
GRUPI D: Franca, Danimarka, Tunizia, (Australi/UAE/Peru)
GRUPI E: Spanja, Gjermania, Japonia, (Zelanda e re/Kosta Rika)
GRUPI F: Belgjika, Kroacia, Maroku, Kanada
GRUPI G: Brazili, Zvicra, Serbia, Kameruni
GRUPI H: Portugalia, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana