Një lajmë i mirë ka ardhur nga Korporata Energjitike në Shqipëri, kaskada e Drinit është mbushur si pasojë e shirave që kanë pushtuar këto ditë vendin.
Sipas të dhënave zyrtare, prurjet natyrore në kaskadë janë: – HEC Fierzë 697 m3/s; – HEC Koman 1075 m3/s; ndërsa – HEC Vau i Dejës 70 m3/s. Ndërsa nga “pika e vdekjes”, duket se niveli është rritur ndjeshëm, sidomos në Fierzë. Deri më tani nivelet e Kaskadës së Drinit janë: Hec Fierzë 261.28 mmnd; Hec Koman 170.67 mmnd; ndërsa Hec Vau Dejës 73.69 mmnd. Përgjatë tre ditë është 8344 MWh (ditor), ndërsa sipas ekspertëve në vendin tonë është mesatarisht 15 mijë, sa përket rezeva është vetëm 315 GWh.