Damian Gjiknuri mendon se brenda dhe pranë Partisë Socialiste, ka figura shumë të mira që mund të jepnin kontribut në kabinetin qeveritar, në këtë mandat të tretë. Por sipas tij, qeveria ka nevojë për stabilitet dhe ndryshimet duhet të kenë një objektiv.
“Nuk mendoj se janë ezauruar burimet. Partia Socialiste ka shumë burime, ka shumë deputetë që mund të bëjnë ministrin, ka shumë njerëz të tjerë që edhe të afërt me të majtën që mund të jenë pjesë e kabinetit qeveritar, profesionistë shumë të mirë, njerëz politik shumë të mirë.
Unë besoj tek figurat politike dhe mendoj që vetë grupi parlamentar ka shumë resurse të mira. Por thashë ky është një gjykim i kryeministrit.
Gjithmonë ka nevojë për përmirësime, por ato do të duhen të bëhen në kohën e duhur sepse dhe qeveritë duan stabilitet.
Çdo ministër, edhe qeveria në vetvete për të dhënë rezultate të caktuara për të maturuar politika të caktuara. Do një balancë që e vlerëson Kryeministri”, tha Gjiknuri te A2.