Policia e Lushnjës ka bërë të ditur se ka vënë në pranga drejtorin e një shkolle në këtë qytet, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse.
Në pranga ka rënë Rrahman Çela, 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin Rr. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Gjuzë, drejtor i një shkolle 9-vjeçare në rrethin Lushnjë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse 15 vjeçe”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.