-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lapaj kritikon Ramën: Po kthehet në diktator, urdhëron policët si shërbëtorë të tij

Kryesoret

Adriatik Lapaj, kryetar i “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku ai u prit me protesta nga disa qytetarë. Lapaj e kritikoi ashpër sjelljen e Ramës, duke thënë se nuk është parë asnjëherë që kryeministri të japë urdhër për të shoqëruar qytetarët dhe të përdorë forcat e rendit për të larguar protestuesit.

“Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?” – u shpreh Lapaj, duke shtuar se ky veprim i Ramës është një trajtim personal të shtetit dhe një shkelje të ligjit. Ai theksoi se, përveç protestuesve të “Shqipëria Bëhet”, Rama përdor forcën e Gardës për të larguar karriget e aktivistëve dhe për të shtypur lirinë e shprehjes.

Lapaj akuzoi Ramën për shpërdorim të pushtetit, duke u shprehur se sjellja e tij po merr tipare të një diktatori, ku ai urdhëron policët dhe gardën që t’i binden urdhrave të tij dhe të veprojnë në mënyrë të padëshiruar. “Po shkon në surreale”, tha Lapaj, duke paralajmëruar se ky është një problem që duhet marrë seriozisht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit