-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurorët zbarkojnë në Kadastrën e Durrësit, gati prangat

Kryesoret

Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim të gjerë në Kadastrën e këtij qyteti pas denoncimit nga drejtori i përgjithshëm Artan Lame, se vetëm 15% e dosjeve në këtë institucion janë të sakta.

“Nga 1063 regjistra, vetëm 152 janë në gjendje të mirë kurse pjesa tjetër kanë modifikime ku mungojnë fletët” tha Lame, teksa pas tij reagoi edhe ambasada amerikane në Tiranë duke kërkuar transparencë. Prokuroria ka regjistruar hetimin për falsifikim dhe shpërdorim detyre.

“E them me trishtim që situata në arkivin tejkalon cdo lloj imagjinate kjo vetëm me disa shifra. 1063 regjistra vetëm 152 regjistra janë të mira dhe të paprekura, pjesa tjetër ka vërejtje.

Këto regjistra mungojnë 730 fletë që do të thotë në regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk janë fare, duke u grisur. Janë hequr një fletë dhe është vendosur një tjetër. Drejtoria e Durrësit ngriti një grup pune për inventarizimin.

Situata e trashëguar në kadastrën e Durrësit kalon imagjinatën, janë grisur fletët, imagjinoni të gjitha janë pasuri dhe halle njerëzish. Rezultojnë 569 fletë të dubluara. Përgjegjësia është e kujtdo që ka punuar në këtë mënyrë gjatë 22 viteve.

Nuk ka pasur rregullore, nuk ka pasur punonjës të arkivit me inventar. S’ka pasur asnjë inventar dhe natyrisht s’ke kujt i vendos gishtin mes punonjësve që kanë bërë këtë gjë. Mjaft më me këtë çmenduri, sot Durrësi nuk duhet ta dijë ku e ka zyrën e kadastrës.

Por qytetari do ta marrë shërbimin online nga E-albania. Ky material do t’i depozitohet ministrisë së Drejtësisë por edhe zyrës së Kryeministrisë”, tha Lame dhe sot prokuroria zbarkoi në Kadastër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit