“5pyetjet.al” mëson se personi që është plagosur ditën e sotme në Lezhës është kreu i njësisë Administrative në Kallmet. Besnik Simoni është qëlluar me armë.
I plagosur ai është transportuar në Spitalin e Traumës. Ende nuk dihet nëse plagosja ka ardhur pas një sherri të çastit apo ka qenë një atentat kundër tij.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe arrestuar autorët. Kjo është ngjarja e dytë që ndodh sot në Lezhë në harkun e pak minutave, pasi më herët një granatë u hodh në një lokal në qytetin e Lezhës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.