Rreth 2,000 civilë të evakuuar nga qyteti ukrainas i Mariupol i rrethuar nga forcat ruse duket se janë në rrugën e tyre drejt sigurisë, sipas raporteve nga këshilli i qytetit, shkruan The Guardian.
Disa makina private iu bashkuan 42 autobusëve të shoqëruar nga automjetet e Kryqit të Kuq dhe të shërbimeve të urgjencës ukrainase nga Berdyansk në qytetin më të sigurt të Zaporizhia të mbajtur nga Ukraina, postoi të premten kanali Telegram i këshillit të qytetit Mariupol, së bashku me një foto dhe video të autokolonës.
Looks like this morning's now or never evacuation from Mariupol is finally working: City council Telegram channel says 2K people are on their way from the besieged city to Ukraine-held Zaporizhia in buses and private cars. Up to 150K more still trapped with dwindling resources pic.twitter.com/eyNWVFk4cK
— Bethan McKernan (@mck_beth) April 1, 2022