Avokati i Alqi Bllako, Sokol Hazizaj ka kundërshtuar pas seancës së sotme në Gjykatën e Posaçme.
Pasi gjykata dha masën “arrest me burg” ndaj ish-deputetit socialist Alqi Bllako, avokati i tij Sokol Hazizaj u pyet nëse ish deputeti ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
“Kjo nuk u përmend në kërkimet e organit procedurial të hetimit. Nuk është provë bindëse, për sa kohë nuk është provuar që bileta është paguar nga Zoto për Bllakon. Ne mund të udhëtojmë bashkë në një avion apo autobus, kjo s’do të thotë që kemi lidhje bashkë”, u përgjigj avokati.