Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë 3 prilli do të jetë dita pa makina në kryeqytet, kjo gjë u bë si pjesë e planit të qeverisë për të kursyer karburant.
Si pasojë qarkullimi do të kufizohet nga ora 09:00 deri në 15:00 në disa akse në Tiranë.
Qarkullimi do të kufizohet te ‘Dëshmorët e Kombit’ nga Ministria e Brendshme deri te ish Hotel Dajti.
Qeveria njoftoi pak ditë më parë se duke nisur nga data 3 prill, “e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku”.
“Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë
Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar 🇦🇱 për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruante kryeministri Rama në postimin e tij.