Ish ministrja e arsimit Besa Shahini është bërë nënë për herë të parë.
Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj. Shahini ka zgjedhur që të lind në Tiranë, në maternitetin “Koco Gliozheni”.
“Bashkë me pranverën erdhi edhe vajza jonë në Tiranë ☺️. Ajo lindi në spitalin publik SUOGJ Koco Gliozheni me ndihmën mjekut fantastik dhe mikut tonë të mirë, Dr. Orion Gliozheni. Më duhet të nënvijëzoj që kujdesi dhe shërbimi i gjithë ekipit mjekësor dhe ndihmës ishte i jashtëzakonshëm. Përkundër vështirësive që solli pandemia COVID-19, në spitalin publik ofrohet shërbim i mirë mjekësor, me qetësi dhe zemërgjerësi. Shumë faleminderit për punën që bëni” ka shprehur Shahini.