-sidi education-spot_img
22.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet Dardan Molliqaj, burri i ish-ministres shqiptare

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar Dardan Molliqajn, bashkëshortin e ish ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini.

Dardan Molliqaj është kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë. Ai akuzohet se kishte goditur një polic me grusht në fytyrë në protestën e mbajtur nga Partia Socialedemokrate (PSD) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Partia Socialdemokrate në Kosovë njofton me anë të një postimi se Molliqaj është arrestuar teksa ishte duke zhvilluar takime me qytetarët në rrugë. Gjithashtu thonë se ky arrestim është jashtë çdo racionaliteti.

“Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn, teksa ishte rrugës për një takim.

Ky arrestim është totalisht jashtë çdo racionaliteti. Përderisa nuk ka marrë as ftesë nga gjykata dhe në të njëjtën kohë çdo ditë është në rutinën e tij dhe mund të gjindet lehtësisht, kjo sjellje nuk mund të lexohet ndryshe përveç se presion politik dhe demonstrim force nga një njësi e krijuar për situata emergjente dhe të rrezikshme, jo për të ndaluar opozitën politike.

Prioriteti dhe zelli në të cilin janë vendosur anëtarët e PSD-së për “shqyrtim rastesh” lë dyshime se kjo po ndodhë qëllimshëm, meqë një numër të madh rastesh e kanë së bashku me antëtarët e VV-së, duket që mësyrja është kryesisht ndaj PSD-së.

Arrestime të tilla nuk na ndalin, vetëm e bëjnë më të qartë për të gjithë kush ka frikë nga organizimi politik.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Dardan Molliqajt.”, shkruan PSD në facebook.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit