Sipas llogaritjeve të IGJEO, përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.02) dhe ditës së nesërme (e diel, dt.03) priten reshje mesatare kryesisht në veri dhe në qendër të territorit.
Do të vijojë rritja e prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës.
Pas ditës së nesërme, me dobësimin e reshjeve, prurjet në të gjithë lumenjtë pritet të pësojnë rënie.
RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.02) dhe nesër (e diel, dt.03) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet e tjera.
Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Në Verilindje dhe ne Vuglindje të territorit reshjet pritet të jenë edhe në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 600m mbi nivelin e detit.
TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 12 °C
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C
në vendet malore: 0 / 9 °C