Tre raketa ruse kanë goditur qytetin e Odesës. Lajmin e ka bërë të ditur Guvernatori i Odesës Maksym Marchenko, i cili tha se sulmi ka shkaktuar edhe disa vdekje.
Marchenko pretendon se raketat u hodhën nga Krimea e aneksuar.
Gjithashtu të premten, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj kundërajrore kishte parandaluar një sulm në objektet kritike të infrastrukturës në qytet.
“Armiku u përpoq në një mënyrë tinëzare të godiste objektet kritike të infrastrukturës, shkatërrimi i të cilave mund të ishte i rrezikshëm për popullatën civile”, shkroi komanda e tij jugore në Facebook.
“Falë reagimit në kohë dhe efektiv të forcave të mbrojtjes ajrore, raketat nuk goditën objektivat që kishte synuar armiku”, thuhet në njoftim.