Shqipëria është përfshirë nga moti i keq prej tre ditësh, ku erërat e forta dhe përmbytjet në pjesën qendrore të vendit kanë shkaktuar edhe një viktimë.
Në veri të vendit, ku reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, raportohet se rruga Qafë Thore-Theth është e bllokuar aktualisht për shkak të rënies së një orteku.