Deputeti Dashamir Shehi thotë se edhe pse ka shumë vite në parlament, ende e bën me dëshirë profesionin e tij.
“Që të them disa të vërteta të vogla, po s’të thërritën në parlament nuk ke si gënjen as gruan. Se kështu e gjen një justifikim që je në mbledhje apo ke punë, por nëse nuk je në parlament nuk ke sebepe për të bërtit”, ka thënë me nota humori politikani i ftuar në Why Not.
Sipas tij, politika është profesioni i tij i parë dhe nuk merret me asgjë tjetër. “Të gjithë kanë gjetur nga një justifikim pse kanë zgjedhur këtë profesion, por merren dhe më ndonjë punë tjetër”.
Pyetur nëse u vonohen rrogat deputetëve, Shehi tha se ka raste kur ato kalojnë në datën, por shtoi se ka kolegë që nuk e presin fare datën, madje e tërheqin shumë kohë më vonë.
“Shumica prej tyre, as që e presin ditën e rrogës dhe nuk e kanë problem diçka të tillë. Ndodh që të futet rroga me datën 7 dhe ata e marrin me 17, pasi nuk kanë nevojë”, ka thënë ai.