Moderatorja Bora Zemani vazhdon mban frontin si personazhi vip më i komentuar në mediat rozë dhe rrjete sociale.Çdo reagim apo deklaratë e saj përkthehet nga ndjeksit si një thumb apo përgjigje ndaj Donaldit.
E ftuar në emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Bora është pyetur nëse është e lumtur. Kësaj pyetje, Bora ka vendosur t’i përgjigjet duke u shprehur se lumturia nuk lidhet më një partner duke shtuar më tej se ajo e ka jetën plot me gjëra të mira.
PJESË NGA BISEDA:
Ori Nebiaj: Bora je e lumtur ti?
Bora: Duhet të flas shumë është temë e gjatë shumë. Nuk mendoj që lumturia lidhet vetëm me një partner, i thashë Orit që nuk dua të kthej përgjigje se është temë shumë e gjatë. Realisht jam shumë e lumtur sepse jetën time e kam shumë plot, jetën profesionale e kam shumë plot. Unë kam një djalë që e kam si drita që më mbush pjesën më të bukur të jetës