Shefi ekzekutiv i “Meta”-s, Mark Zuckerberg shkon çdo mëngjes për të bërë sërf, pasi siç thotë ai, kjo e ndihmon të përballet me lajmet e këqija që merr çdo ditë, të cilat i ndien si një “grusht”.
Themeluesi i Facebook shpjegoi se menjëherë pasi zgjohet në mëngjes, kontrollon e-mailet e tij për atë që po ndodh në kompani. Siç thotë ai, zakonisht janë “lajme mjaft të këqija”.
Pas kësaj, ai nuk mund ta përballonte punën sepse “është pothuajse si të më gjuash një “grusht” me një ton informacionesh të reja”.
Për të qenë në një gjendje të mirë mendore, Zuckerberg filloi të bënte sërf. E sigurt është se Zuckerberg, njeriu i 15-të më i pasur në botë, me një pasuri prej 81 miliardë dollarësh, ka shumë gjëra që i shkaktojnë stres.
Aksionet e “Meta” kanë humbur një të tretën e vlerës, të cilat treguan se Facebook po humbet përdoruesit e rinj mbi TikTok dhe Snapchat.