Presidenti francez Emanuel Macron, ka paralajmëruar mbështetësit e tij se mundet edhe që ai ti humbas zgjedhjet.
Në tubimin e tij të vetëm të madh të fushatës, udhëheqësi francez vuri në dukje fitoren e tij në 2017 dhe votën e Mbretërisë së Bashkuar për Brexit vitin e kaluar si shembuj të rezultateve të papritura politike.
“Rreziku ekstremist sot është edhe më i madh se sa ishte disa muaj më parë, disa vite më parë”, u tha ai mbështetësve që u mblodhën në një auditor në La Défense jashtë Parisit të shtunën.
“Mos u besoni komentuesve apo sondazheve të opinionit që thonë se është e pamundur, e paimagjinueshme, të cilët thonë se zgjedhjet tashmë janë fituar dhe gjithçka do të jetë mirë”.
Sondazhet e opinionit parashikojnë se Macron do të dalë në krye në raundin e parë të votimit fundjavën e ardhshme, përpara kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Më pas ai pritet të fitojë kundër saj në raundin e dytë dhe të fundit dy javë më vonë, siç bëri pesë vjet më parë, por këtë herë sondazhet parashikojnë një diferencë shumë më të ngushtë fitoreje.