1 prill 2004. Google lëshon Gmail dhe për shumë njerëz, është dita kur “lindi” epoka moderne e internetit. Ideja që “mbreti” i kërkimit të hynte në email ishte një surprizë. Dhe ofrimi i 1 GB hapësirë ruajtëse, që është 500 herë më shumë se Microsoft Hotmail, thjesht dukej e pamundur. Kështu, kur Google publikoi njoftimin për shtyp më 1 prill, shumë besuan se ishte një shaka e 1 prillit.
Por Gmail ishte real dhe revolucionar. Nuk ishte vetëm fundi i Hotmail dhe Yahoo Mail, të cilat dominonin shërbimet e postës elektronike falas në atë kohë. Ishte gjithashtu aplikacioni i parë i madh që mund të zëvendësonte dhe jo vetëm të plotësonte softuerin konvencional të një kompjuteri.
Gmail u krijua nga Paul Buchheit, punonjësi i 23-të i Google. Në fakt, ai u mbështet në punën që kishte bërë disa vite para se të punësohej në kompani në vitin 1999. “Unë kisha filluar të bëja një program e-mail në të kaluarën, duhet të ketë qenë në vitin 1996. Kisha këtë ide që doja për të bërë një e-mail në web. Kam punuar 1-2 javë dhe pastaj u mërzita”, tha ai në një intervistë.
Sigurisht, shumë në Google nuk e pëlqenin faktin që kompania ishte e angazhuar në diçka tjetër përveç kërkimit. Frika e tyre ishte se produkti nuk do të ishte aq i mirë dhe kështu kompanitë e tjera të mëdha si Microsoft do të kishin një shans për t’i djegur.
Megjithatë, bashkëthemeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin ishin shumë mbështetës të projektit. Dhe kështu, për herë të parë, përdoruesit morën një e-mail në të cilin ata mund të mbanin të gjitha mesazhet e tyre pa pasur nevojë t’i fshinin ato.
Pesë vjet më vonë, Gmail theu barrierën e 1 miliard përdoruesve. Sot, ajo mbetet platforma më e njohur e e-mailit me mbi 1.8 miliardë përdorues. Gmail ka 18% të tregut midis klientëve të emailit dhe është përgjegjëse për 27% të llogarive të reja të postës elektronike që hapen. 61% e njerëzve të moshës 18-29 vjeç përdorin Gmail dhe 306.4 miliardë email dërgohen dhe merren çdo ditë në Gmail.
E megjithatë, deri më sot, shumica e 1.8 miliardë përdoruesve të tij nuk dinë një “mashtrim” të Gmail: Pikat në adresat e emailit të Google nuk kanë fare rëndësi. Nuk ka nevojë.
Siç thotë vetë Google në Qendrën e tij të Ndihmës, nëse emaili i një përdoruesi është [email protected], atëherë ai zotëron të gjitha versionet e mundshme të kësaj adrese me ose pa pika:
Kështu që herën tjetër që të futni adresën tuaj të e-mailit, thjesht injoroni pikat.