Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba i ka kërkuar botës t’i përgjigjet “masakrës” që ai thotë se ka ndodhur në qytetin Bucha, afër Kievit.
“Rusët synojnë të eliminojnë sa më shumë ukrainas që të munden”, tha ai në një postim në Twitter, duke i bërë thirrje grupit G7 të vendeve më të pasura në botë që të vendosin sanksione ndaj Rusisë si përgjigje.
Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel ka përdorur gjithashtu fjalën “masakër” për të pë
Michel thotë se BE do të vendosë sanksione si përgjigje dhe po ndihmon në përpjekjet për të mbledhur prova për përdorim në gjykatat ndërkombëtare.
“Tmerri në Bucha”
Fëmijë që përdoren si mburoja njerëzore nga trupat ruse gjatë tërheqjes, varre masive, viktima civilë, trupa të gjetur me duar të lidhura dhe të ekzekutuar.
Kjo është tabloja shkatërruese që del pas çlirimit të qytetit të Bucha-s.
Dëshmitarët akuzojnë ushtarët rusë për përdorimin e fëmijëve ukrainas si “mburoja njerëzore” në automjetet e tyre për të mbrojtur lëvizjet gjatë tërheqjes nga kryeqyteti ukrainas dhe pjesë të tjera të vendit.