Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shelegar të Sarandës, ku Kristi Ceka, 31 vjeç, ka dhunuar ish-bashkëjetuesen e tij dhe ka kanosur me armë familjarët e saj.
Pas dhunës, ai ka kërcënuar kunatin duke i vendosur armën në kokë dhe ka qëlluar disa herë në ajër.
Më pas, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tij “Audi” Q7, por pas një ndjekjeje nga policia, Ceka është kapur në Borsh dhe pritet të sjellë në Komisariatin e Sarandës.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/5pyetjet.al









