Modelja e njohur Angela Martini, ka dashur gjithnjë të bëhet nënë. Ajo ka treguar se e ka planifikuar shumë më herët ardhjen në jetë të djalit të saj, nëpërmjet një postimi që ka bërë në profilin e saj në Instagram. Angela ka publikuar disa foto me djalin por duke e mos e zbuluar për asnjë moment imazhin e tij.
“Biri im Kyree. Që para se të vije në jetë, nga momenti që u krijove, thyem çdo rregull bashkë. Ti je shumë para kohës kur ke lindur dhe të premtoj se kështu do jetë gjithë jetën”, shkruan modelja duke shtuar edhe një tjetër fakt interesant.