Dy aksidente në pak minuta janë shënuar në qytetin e Elbasanit, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktim.
Aksidenti i parë ka ndodhur në zonën e Poliklinikës, ku një një automjet ka përplasur një këmbësor. Ky i fundit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Aksidenti tjetër është regjistruar në zonën e Zaranikës ku një mjet ka përplasur një motoçikletë. Drejtuesi i kësaj të fundit është dërguar me urgjencë në spital.
Nga sa mësohet të dy personat e aksidentuar janë jashtë rrezikut për jetën.