Pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga deputetë e kryetarë komunash, takoi ndaras grupet kryesore parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë, kryebashkiakun e Tiranës dhe Princin Leka II.
Kreu i AAK-së ka takuar grupin e Partisë Demokratike kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, Partisë Socialiste kryesuar nga Taulant Balla, si dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka shprehur vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit mes partive tona, për të shtyrë përpara agjendat kombëtare në funksion të zhvillimit ekonomik dhe faktorizimit të shqiptarëve në rajon e Evropë”.
“Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Haradinaj.